Aksident i rëndë me dy të vdekur dhe dy të plagosur në Kukës

Gazeta Dita

Një aksident i rëndë me pasojë dy viktima dhe dy të plagosur është shënuar sot në Kukës.

Informacion paraprak.

Më datë 07.10.2017, në fshatin Nimçë, si pasojë e lagështirës, ka dal nga rruga, mjeti tip”Benz”.

Për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit shtetasi M.H., 45 vjeç, dhe pasagjeri shtetasi R.K, 50 vjeç, banues në fshatin Nimçë.

Është transportuar në gjendje të rëndë në spitalin e Tiranës, shtetasi Xh.H, 34 vjeç, ndërsa shtetasi i mitur N.K, 11 vjeç, banues në fshatin Nimçë, s’ka probleme për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *