Grabitet një tjetër turiste në Sarandë

Leda Hysa

Një tjetër turiste ka rënë pre e vjedhjeve në qytetin e Sarandës.

Sipas policisë, turistes K.B. nga Polonia i është vjedhur celulari. Ndërkohë autoritetet kanë identifikuar hajdutin, dhe ai është 35 vjeçari E.B. nga fshati Gjashtë.

“Më datë 08.10.2017, u referuan  materialet  në  Prokurorinë e  Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin E.B 35 vjeç ,   banues në fshatin  Gjashtë,  pasi dyshohet se në  lagjen nr. 1, i ka vjedhur celularin shtetases K.B, vjeç 47, banuese në Poloni, turiste.” thuhet në njoftimin e policisë.

Share This Article
1 Comment
  • “Grabitet një tjetër turiste në Sarandë”
    “Një tjetër turiste ka rënë pre e vjedhjeve në qytetin e Sarandës.”
    kur do të mësoni se grabitje#vjedhje????????????????????????????????????

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *