Është ndërprerë procesi mësimor në shkollën e Gjegjanit në Pukë, ditën e sotme. Shkak është bërë gjendja shëndetësore e 6 nxënësve, të cilët kanë shfaqur probleme.
Ata janë nisur menjëherë drejt spitalit të Pukës për të marrë trajtim mjekësorë. Është kërkuar ekzaminim i plotë i rasteve, për të nxjerrë të vërtetën, mbi shkakun e këtyre komplikacioneve.
Ky është rasti i dytë brenda pak ditësh në shkollën e Gjegjanit ku nxënësit po shfaqin probleme shëndetësore.
Disa ditë më parë, 20 nxënës të kësaj shkolle në qytetin e Pukës kanë përfunduar në spital me shqetësime shëndetësore pasi ishte dezinfektuar shkolla.
