Luan Rama: Radarët nuk punuan në kohën kur transportohej droga

DITA Online

 

Zëvendëskryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama tha sot se prej vitit 2014, jo vetëm 7 radarët që disponojnë forcat detare, por edhe 11 radarë të tjerë që disponon policia nuk kanë qenë funksionalë dhe kjo periudhë, sipas tij, përkon me rritjen e trafikut të drogës.

“Nuk është e rastit që në periudhën 2016-2017, kur ka pasur edhe rekord të prodhimit dhe trafikimit të kanabisit, të mos kenë qenë në punë edhe sistemet e monitorimit. Pikërisht në këtë kohë nuk kanë funksionuar sistemet e monitorimit të hapësirës detare”, tha Luan Rama.

Për të fshirë një herë e përgjithmonë Shqipërinë nga lista e zezë e trafikimit të lëndëve narkotike, Luan Rama propozon një cikël seancash dëgjimore: “Në bazën e kësaj nisme, kemi vendosur të nisim një cikël seancash dëgjimore në Komisionin e Sigurisë, me të vetmin synim që të ndikojmë për të përmirësuar situatën dhe që të kërkojmë të gjitha parametrat e sigurisë”.

Rama përshëndeti gjithashtu nismën e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe të ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, për ngritjen e një grupi të përbashkët që ka të bëjë me monitorimin e hapësirës detare.

Share This Article
1 Comment
  • Pyet elektoratin tend se ta japin ata pergjigjen. Pse lodhesh me keto qe nuk kane peshe . Lodhu si do te mbijetoje populli i lene pas dore .Barkengopuri bene politik populli barkebosh do te haje . Keto i ke degjuar ndonjehere kur ke zbritur te takohesh me elektoratin tende ?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *