Edhe pse sezonin e plazhit e kemi lënë pas, makinat e ardhura nga Durrësi në Tiranë sërish përballen me trafik tejet të rënduar.
Të gjitha automjetet e ardhura nga Durrësi për në kryeqytet pasditen janë përballur me trafikun e rënduar në hyrje të kryeqytetit, ndërsa kanë mbetur për një kohë të gjatë në të.
Pranë mbikalimit të Kamzës trafiku duket tejet i rënduar, ndërsa në drejtimin Tiranë-Durrës gjithçka është në normalitet.
