Kostoja mesatare e një fanelle zyrtare në Itali është në një vijë me kampionatet e tjera europiane, por në Bologna, nëse një tifoz do të donte të blinte fanellën e një lojtari të ekipit kuqeblu, do të paguante më shumë se një tifoz i Barcelona-s për fanellën e Messi-t.
Siç ka bërë të ditur “Corriere di Bologna”, fanella kuqeblu (edhe ajo e reja, e bardhë) kushton 80 euro pa emër dhe numër, por shkon në 102 euro kur i shtohet stema e Serisë A, emri dhe numri.
Kështu, fanella e Destro-s, Verdi-t apo e çdo lojtari tjetër të Bologna-s kushton një euro më shumë se ajo e Messi-t.
Në përgjithësi, kostoja mesatare në Itali është 82 euro, një më pak se Ligue 1, por tre më shumë se Bundesliga dhe pesë më shumë se La Liga. Në Angli kostot janë akoma më të ulëta, me një fanellë zyrtare që kushton mesatarisht 59 euro.
