Në makinën plot me heroinë e kokainë, si u kap “mat” shqiptari në Greqi

Leda Hysa

Dy shqiptarë dhe një rumune janë arrestuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në një aksion të policisë greke të zhvilluar në Artë e Janinë.

Në Janinë është kapur mat një 29 vjeçar që lëvizte brenda një makinë të mbushur me heroinë e kokainë, ndërsa pasagjere kishte një shtetase rumune edhe ajo e arrestuar.

Brenda mjetit ku u kap 29 vjeçari dhe 38 vjeçarja, identiteti i të cilëve nuk bëhet ende i ditur nga policia greke për arsye hetimi, u gjetën gjysmë kg heroinë (455 gram) dhe 54.2 gram kokainë.

Sakaq në një tjetër operacion të policisë në Artë u kap një tjetër shqiptar 24 vjeçar me 21 kg 707 gram marijuanë në makinë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *