Në kampionatin botëror të gjimnastikës artistike të Monrealit ka lindur një yll. Quhet Morgan Hurd, është 16 vjeç dhe është kampione botërore në garën individuale.
E para që është habitur me rezultatin ka qenë vetë Hurd, që ka arritur të marrë medaljen e artë.
Morgan Hurd është me origjinë kineze, ka lindur në Wuhzou dhe është adoptuar nga një familje amerikane.
Ajo ka konkurruar në ekipin kombëtar pas një sezoni dinjitoz, duke zënë vendin e shtatë në kampionatin kombëtar.
Kampionia e re është bërë e famshme edhe për karakteristikën e saj të veçantë sepse ka performuar me syze.





