Shkencëtarët po planifikojnë që vitin që vjen do jetë hera e parë që gratë në menopauzë do të lindin fëmijë duke përdorur fekondim vezësh.
Në Athinë, një klinikë gjinekologjike kishte bërë në janar të 2016 një zbulim tek pacientët e tyre duke injektuar vezë nga femra me plazmë të pasur me trombocite.
Qëllimi është që të niset trajtimi nga qelizat burimore megjithëse sipas mjekëve studimi ka ende shumë paqartësi.
Mjekët në Athinë arritën që t’i fekondojnë vezët tek pacientet dhe kanë planifikuar që të transplantojnë disa nga embrionet në mënyrë që të zhvillohen fëmijë normalë nga gra të cilat janë në menopauzë dhe priten të lindin në vitin 2017.
Nëse kjo mënyrë funksionon do jetë hera e parë që femrat e të gjitha moshave të lindin. Studimi ka nxitur një debat të madh për qelizat ovariane që në të vërtetë ekzistojnë.
Por, kjo nuk i ka ndaluar ekipet hulumtuese pranë klinikave nëpër botë të cilët përpiqen që t’i fekondojnë ato.
Shumica e kësaj pune është bërë në mënyrë të fshehtë, andaj mediat pak dinë se a do të këtë shtatzëni të suksesshme të grave në menopauzë.
