Meta vizitë zyrtare në Kosovë, takim me krerët më të lartë të shtetit

Leda Hysa

Presidenti i Republikës, Ilir Meta nisi sot një vizitë shtetërore dyditore në Republikën e Kosovës me ftesë të homologut të tij, Hashim Thaçi.

Presidenti Meta do të zhvillojë takim kokë më kokë me Presidentin Thaci, më pas do të kryesojnë bisedimet dypalëshe mes delegacioneve respektive zyrtare, ndërsa do të takohet edhe me Kryeministrin Ramush Hajradinaj, me Kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli dhe Zëvendëskryeministrin e Parë dhe Ministrin e Jashtëm Behgjet Pacolli.

Vizita e parë shtetërore e Presidentit të Republikës së Shqipërisë në Kosovë përmban edhe takimin me krerët e partive parlamentare si dhe homazhe te Varri i Presidentit Ibrahim Rugova dhe në Kompleksin e Memorialit “Adem Jashari” në Prekaz-Skënderaj.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *