Një superoperacion antidrogë është zhvilluar në fshatin Kolsh të Lezhës, ku janë sekuestruar 335 kg lëndë narkotike marijuanë në proçes tharjeje.
Në kuadër të aksionit është arrestuar kryetari i fshatit, si dhe dy të tjerë, ndërsa u shpall në kërkim edhe një person i dyshuar.
“Arrestohet edhe Kryetari i Fshatit, njëkohësisht me detyrë edhe Specialist pyjor për veprat penale ” Moskallzim krimi” “Shpërdorim detyre”. Me date 10.10.2017 , nga forcat Policore te Drejtorisë Vendore Lezhë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, pas një pune proçeduriale të ndjekur, bazuar në te dhëna policore, është finalizuar me sukses operacioni i koduar “Kolsh”. Si rezultat , u arrestuan në flagrancë të dyshuar si posedues të lëndës narkotike dhe kultivues të bimëve narkotike , shtetasit :
Bledar Bunaj, 29 vjeç, banues në fshatin Lalm i Ri, Kolsh në Lezhë
Agron Lushi, 32 vjeç, banues fshatin Lalm i Ri, Kolsh në Lezhë
Gjithashtu , si i dyshuar në këtë vepër penale, u shpall në kërkim edhe shtetasi A.P. 38 vjeç, banues në fshatin Lalm, Kolsh në Lezhë.
Në lidhje me këtë rast , u arrestua në flagrancë edhe shtetasi Bardhok Perdoda , 45 vjeç, banues në fshatin Lalm i Ri, parashikuar nga nenet 248/2 dhe 300 të Kodit Penal.
Këta shtetas u proçeduan pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga forcat policore në fshatin Lalm, Kolsh në Lezhë , u gjetën dhe u sekuestruan 335 kg lëndë narkotike marijuanë në proçes tharje si dhe u asgjësuan 468 bimë narkotike Cannabis Sattiva. Gjithashtu , gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Bledar Bunaj, u sekuestruan 80 fara te bimes cannabis sativa.


