Dasma është momenti më i lumtur një çifti, por në disa raste ato janë kthyer edhe në makthin e tyre më të keq.
I tillë është rasti një kur nuse shkaktoi rënien e një avioni me ritualin e hedhjes së buqetës së luleve.
Ndërsa në një rast dhëndri i vuri zjarrin hotelit ku bëhej dasma, pasi nuk donte të martohej. Ndërkohë një nuse u arrestua pasi nxorri gjoksin gjatë dasmës së vet. Këto janë 10 dasmat me fundin më të palumtur në botë.
1 – I ftuari në dasmë që qëlloi veten duke luajtur roletën ruse

Në vitin 2010 një dasmë ruse përfundoi në tragjedi pas lojës së ruletës. Një i ftuar përfundoi me plumb në kokë. Arma të cilën i ftuari e mori kishte plumb brenda, edhe pse i ftuari para tij qëlloi me fat, kur e shkrepi armën.
2 – Dasma në të cilën dyshemeja u rrëzua dhe çifti dhe 80 persona të tjerë përfunduan në baltë

Çifti Hoffman dhe Marli van der Valt së bashku me 80 të ftuar u zhytën në një liqen balte teksa ura prej druri u shemb. Fatmirësisht vetëm një person u lëndua lehtë, kurse të gjithë të tjerët arritën të dalin në breg.
3 – Nusja që u arrestua pasi nxorri gjoksin gjatë dasmës së vet

Dasma mendohet të jetë dita më e lumtur e jetës, por në një dasmë lesbikesh, njëra nga nuset u arrestua pasi nxorri gjoksin gjatë ceremonisë. Sharon Hancox shpenzoi natën e parë të martesës pas hekurave.
4 – Burri që refuzoi vazhdimin e dasmës pas shakasë së nuses

Nusja që iu përgjigj me shaka “Jo, nuk dua” pyetjes së priftit nëse do të martohesh, nuk e kishte menduar që bashkëshorti i saj Dietmar Koch do ta merrte seriozisht duke ndërprerë dasmën. Të gjithë të ftuarit u dërguan në shtëpi në pritje të dasmës së radhës.
5 – Shoqëruesi i dhëndrit grabiti DJ e dasmës

Policët kanë dëgjuar lloj-lloj historish, por kjo meriton “tortën e dasmës”. Shoqëruesi i dhëndrit me një pistoletë në dorë filloi të shtinte gjatë ceremonisë në ajër. Më pas ai iu drejtua DJ të dasmës, i mori damixhanin e kristaltë plot me alkool dhe u largua.
6 – Dhëndri që i vuri zjarrin hotelit ku bëhej dasma, pasi nuk donte të martohej

Një burrë në Japoni u arrestua në dyshim për zjarrvënie pasi hoteli ku po planifikonte të martohej iu vu zjarri. Asnjë nuk u lëndua nga zjarri që përfshiu hotelin në Yamanashi. Tasuhiko Kavata, 29 vjeç, i kishte thënë policisë: “Mendova se po të vija zjarrin dasma do anullohej”, kur fare thjesht mund të kishte thënë një “Jo”.
7 – Ceremonia e dasmës, ku nëna e nuses vdiq, madje dhe një i ftuar u lajmërua për vdekjen e të atit

Mund të ketë qenë ditë ferri për atë dasmë. Një fëmijë i vogël u sëmur gjatë dasmës së Paul Cassidy dhe Vilma Melton në SHBA, dhe u dërgua në spital, ndërsa pak minuta më vonë nëna 76 vjeçare e nuses humbi jetën përpara se të bëheshin fotografitë. Dhe si për të mos mjaftuar vetëm kjo, një i ftuar mori një mesazh ku u njoftua për vdekjen e të atit.
8 – Nusja që shkaktoi rënien e një avioni me ritualin e hedhjes së buqetës së luleve

Hedhja tradicionale e buqetës së lules përfundoi në katastrofë në një dasmë italiane, pasi shkaktuan rrëzimin e një avioni. Nusja e dhëndri kishin punësuar një aeroplan të vogël për të filmuar dasmën nga lart, por kur hodhën buqetën ajo u fut në motorin e avionit. Një pasagjer u lëndua rëndë.
9 – Limuzina e dasmës që u grabit në kishë, disa momente përpara ceremonisë

Një limuzinë dasme u grabit teksa qëndronte parkuar jashtë një kishe – disa moment përpara se çifti i lumtur i dasmës të vinte në ceremoni. 6 shoqërueset e nuses që po prisnin për të hyrë në kishë, dolën nga makina në Masaçusets kur një hajdut qëlloi dritaren me çekiç dhe kërcënoi shoferin duke marrë më pas limuzinën.
10 – Dasma me motive kaubosje që u ndalua nga policë të vërtetë të armatosur

Në një festë përvjetori të dasmës së tyre Roy dhe Val Vorthington vendosën ta bëjnë me motive kaubojsi dhe me armë lodra. Por të gjithë u shokuan, kur në vendngjarje bastisën policë të armatosur me shumë makina policie dhe një helikopter. Kjo e gjitha pas një telefonate të një fqinji që kishte parë një person me çifte në shpatull, por që në fakt ishte thjesht një lodër.

përveç nja dy rasteve të tjerat nuk janë aspak tragjike!!
gazekaruc shqiptar çpret tjetër??