Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta është pritur nga homologu i tij në Kosovë, Hashim Thaçi.
Të dy presidentët kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët “mbi marrëdhëniet vëllazërore të partneritetit strategjikë”.
Thaçi e ka falënderuar Metën për angazhimin e tij në proceset e Kosovës që nga aspiratët e pavarësisë.
“Është nder dhe kënaqësi që sot t`iu pres në Kosovë për të diskutuar për shumë gjëra. Më lejo që duke respektuar Kushtetutën e Kosovës, duke vlerësuar kontributin tuaj personal të angazhimit rreth 3 dekada për Kosovën, në mbështetje për realizimin e aspiratës së qytetarëve të Kosovës për pavarësi, mbështetjen për Ushtri”, ka thënë ai ndër të tjera.
Vizita e parë shtetërore e Presidentit të Republikës së Shqipërisë në Kosovë përmban edhe takimi me krerët e partive parlamentare si dhe homazhe te Varri i Presidentit Ibrahim Rugova dhe në Kompleksin e Memorialit “Adem Jashari” në Prekaz-Skënderaj.


