Debati mbi demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, i cili mban peng dhe liberalizimin e vizave të Kosovës, sollën që Presidenti Ilir Meta, në vizitën e tij zyrtare në Prishtinë, të merrte një kërkesë të drejtpërdrejtë nga homologu i tij, Hashim Thaçi.
Pajisjen e të gjithë qytetarëve të Kosovës me nënshtetësi shqiptare kërkoi Presidenti Hashim Thaçi, pasi dekoroi me urdhrin e pavarësisë në Prishtinë homologun e tij Ilir Meta.
Ai tha se ky është i vetmi opsion në kushtet kur Bashkimi Evropian refuzon liberalizimin e vizave.
“Pasi që aktualisht BE ka sjellë një rrethanë të izolimit klasik të lëvizjes së lirë të njerëzve, unë e diskutova edhe me Presidentin se e vetmja shpresë në ketë moment për qytetaret e Kosovës që të lëvizin lirshëm, që në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Shqipërisë dhe në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës tu jepet nënshtetësia qytetarëve të Kosovës”, tha Thaçi.
Edhe kreu i shtetit shqiptar Ilir Meta foli për domosdoshmërinë e dhënies fund të këtij diskriminimi për qytetaret e Kosovës, të cilët sipas tij meritojnë të lëvizin lirisht në hapësirën europiane.
Por, edhe pse e cilësoi si të padrejtë këtë kusht të vendosur nga BE, Presidenti Meta, nuk e shikon këtë si zgjidhje të problemit.
“Është e padrejtë vendosja e këtij kushti, por nuk është zgjidhja dhënia e pasaportave shqiptare. Duhet dialog nga e gjithë politika”, u theksoi Meta.
“Përgjigjja më e mirë është ta zgjidhim sëbashku. Zgjidhja nuk është të merret nënshtetësi për të gjithë, por zgjidhja është tejkalimi i këtij problemi. Shpresoj që pas zgjedhjeve të ardhshme vendore me një dialog edhe me aktiv me BE e Malin e Zi”, tha më tej Meta.
Pak ditë më parë edhe kryeministri Edi Rama gjatë konferencës për shtyp në Tiranë me homologun Ramush Haradinaj i bëri thirrje Brukselit të heqë barrierat për qytetarët e Kosovës, të cilët janë të vetmit që nuk lëvizin lirisht në hapësirën Shengen.

lerini arabet atje ku jane mos i sillni ne shqiperi