Ronaldo dhuron gjak: Frymëzoni dhe të tjerët

Gazeta Dita

Futbollisti i njohur Cristiano Ronaldo e ka dëshmuar disa herë vetën e tij në kauzat bamirëse. Pasi ka siguruar pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror, portugezi ka ndarë një pjesë nga trupi i tij për bamirësi.

Ronaldo dhuroi gjak si ndihmë për personat në nevojë. “Motivim! E di se sa mund t’i ndihmojë kjo qese e plazmës njerëzit në nevojë. Ndani një foto duke dhuruar gjak dhe frymëzoni të tjerët të dhurojnë”, shkruan 32-vjeçari, teksa mbante në duar qesen që do ta dhuronte për bamirësi, shkruan tg.

Kujtojmë që Ronaldo është njëri ndër futbollistët e vetëm që refuzon të bëjë tatuazhe, vetëm e vetëm për të dhuruar çdo vit gjak për ata që kanë nevojë.

Javë më parë, futbollisti dhuroi edhe paratë nga shitja e një “Topi të Artë” për familjet që janë prekur nga tërmeti.

Share This Article
1 Comment
  • Jo vetem nji futbollist i nivelt botenor.Por dhe nji njeri i spikatur me shpirt dhe zemer njerzore humane i plantit Toke.
    Uroj me shume deshire qe Ronaldo te festoj 100 vjetorin e jetes se vet duke goditur porten nga distanca 11 metershit e deri nga mesi i fushes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *