Fier, Pronari dhunon punonjësen dhe policët

Leda Hysa

Patrulla e policisë së Fierit ka parandaluar sot dhunën që pronari i një lokali po ushtronte ndaj punonjëses së tij.

28 vjeçari është kapur nga policia duke rrahur në rrugë N.Sh, 35 vjeçe, e punësuar në lokalin e tij në rrugën “Ramiz Aranitasi”, Fier.

Gjatë ndërhyrjes nga uniformat blu për të parandaluar dhunën ndaj punonjëses së tij, autori i ka kundërshtuar me dhunë duke i goditur edhe ata.

Siç bëhet e ditur në pranga është vënë Ervin Murati, 28 vjeç, banues në lagjen “11 Janari” Fier.

Lidhur me këtë ngjarje, policia bën me dije se materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Share This Article
1 Comment
  • “28 vjeçari dhunon të renë ”
    “28 vjeçari është kapur nga policia duke rrahur në rrugë N.Sh, 35 vjeçe, ”
    more kush është e reja??
    kjo që është 7 vjet më e vjetër se i “vjetri”??

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *