Shitjet e produkteve shqiptare, kryesisht lëndëve djegëse e energjisë, drejt Spanjës, u rritën me 94 për qind në 13.6 miliardë lekë për periudhën janar-maj 2013, në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke ndikuar në gati gjysmën e rritjes të totalit të eksporteve shqiptare. Eksportet drejt Kinës u zgjeruan me 168 për qind në 4.8 miliardë lekë, për të njëjtën periudhë. Këto janë të dhënat zyrtare të INSTAT, duke dësmuar tendencën e re të kërkimit të tregjeve nga sipërmarrësit shqiptar. Italia po kështu mbetet pritësi kryesor i eksporteve tona, megjithëse pesha e saj ndaj totalit ka rënë, për shkak të ritmit të ulet të rritjes së eksporteve drejt këtij vendi. Për periudhën janar-maj 2013 drejt Italisë shkuan 48 për qind e eksporteve shqiptare, nga 55 për qind që ishte kjo peshë për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Eksportet drejt Italisë u rritën me 3.5 për qind me bazë vjetore, në 46.7 miliardë lekë. Ecuria e mirë e grupit “Lëndët djegëse minerale, vajrat minerale dhe produktet e distilimit të tyre”, që sipas INSTAT zënë 95 për qind të totalit të eksporteve drejt Spanjës, është arsyeja kryesore e kësaj tendence dhe ka ardhur si rrjedhojë e shitjeve të naftës bruto nga kompania eksportuese kanadeze, Bankers Petroleum.

Pse nuk ja keni vënë titullin “Kompania kanadeze Bankers Petroleum hedh sytë nga vendet e tjera për eksportin e naftës”, se na ngatërruat.
Kujtuam se Shqipëria kishte filluar të eksportonte diçka… Eksporti i asaj pak nafte në krahasim me vendet e tjera prodhuese, nuk sjell ndonjë të ardhur domethënëse për ekonominë Shqiptare (përveç ca tatime për shtetin dhe fitime për firmën Bankers) dhe as për punësimin e Shqiptarëve.
Kur të eksportojmë prodhime të industrisë, ai do të jetë ndryshim.
Mire thua .Ca biznes shqiptar eshte ai i naftes _-Ai biznes ato qe fiton i con ne Kanada , dhe pothuaj nuk paguan taksa fare ndaj shtetit tone
Shet naften tone kanadezi duke nxjerre fitime perrallore dhe mburremi ne qe nga kjo shitje nuk fitojme azgje fare …
Ne po pasurojme te tjeret me pasurite tona , …
Tani qe erdhi qeveria socialiste ta prishi kontraten me kanadezet dhe me naften tone te merret personeli shqiptar inxhinjero – teknik, se kemi polot specialsite me pervoje ne kete fushe …
Po te eksportojme ndonje domate a kastravec, ose ndone qepe apo hudher sic benim ne kohen me merhumit, kush eshte si ne, po ne jemi katandisur me keq se Afrika, ku ish kolionialistet vazhdojne shfrytezojne pasurite minerare per 2 aspra, sic ben dhe Bankers Petroleum ose ACR-ja e Samir Manes.
per cfare flet kjo per ritje te ardhurash qe perfundojne ne xhepat e hajduteve,kujt i intereson kjo