Afrova gjashtëdhjetë dhe unë,
por gjashtëdhjetë në Shqipëri,
se shteti kurrë s’të merr në punë,
sikur të jesh dhe një gjeni!
Dhe kundër moshës delikate,
Rama është shumë i fiksuar,
gjashtëdhjetë vjeçarët tek ky shtet,
me rrënjë e degë janë rrafshuar!
Pra le të kesh super talent,
kjo gjë s’të vlen në Shqipëri,
po Trampi u bë President,
dhe ishte fiks shtatëdhjetë e dy!
Dhe afër Trampit s’kemi parë,
asnjë zonjushë-apo çunak,
këtu një gjashtëdhjetë vjeçar,
nga Rama quhet shumë plak!..
Dhe dituria s’të ka vlerë,
eksperienca kurrsesi,
dhe s’bëhet fjalë për karrierë,
nëse jeton né Shqipëri!
Dëgjojmë emra të panjohur,
që shkojnë drejt e në majë,
që kurrë në jetë s’kanë drejtuar,
as dhe një zyrë-dreqi ta hajë!
Gjer dhe në postet ministrore,
janë anonimët-anonimet,
një nga arsyet kryesore,
që pas na ndjekin veç dështimet!
Veç Rama sot e ka në dorë,
shkopin e artë e të magjishëm,
pa qënë diku as inspektor,
të bën Drejtorin e Përgjithshëm!
Dështimi nga padituria,
është i sigurtë që pa nisur,
tek thinjat është mënçuria,
dhe jo në qimen e padirsur!
Gjashtëdhjetë vjeç-një moshë hata,
gjëkund në punë nuk të marrin,
ndaj mos tregoni-se këta,
të bëjnë gati funeralin!
Gjashtëdhjetë vjeç në Shqipëri,
nuk mund të kini asnjë shpresë,
po në pension s’të nxjerr njeri,
pa vajtur gjashtëdhjetë e pesë!
A.DUKA

Boll i sherbeve sigurimit te shtetit,tash po servilosesh po atyre me poezit tuaja servile partiake.Tash vetem leh si qeni ne hene,per ate nuk te duan.
Te nxjerri babane nga varri dhe ti japi pune sic e beri spiun dhe sherbetor te tij edhe pas vdekjes
Ti nuk je vetem poet I madh por nje njeri shun I dirur.
Gjeni.
Rama eshte kaqol vete dhe te mencurit nuk I pranon afer vetes.
Me tmerron ne vecanti ajo spiropali.
Ignorance e institucionalizuar.
E keqja ne shqiperi eshte qe ska opozite. Sepse ky popull e urren saliberishen me shume se armiku.
Rama kaqoli mund te rrije ne pushtet me ekipin mediokerr sa ti doje qefi
Te lumte. I ke thene te gjitha. Rama kaqol, qe nuk i duron dot te dijshmit dhe njerezit me eksperience. Por, siç e ke thene edhe ti shume bukur, urrejtja qe kane njerezit ndaj kesaj opozite shkaterrimtare te Shqiperise, do te beje qe Kaqoli te rrije ne pushtet sa te doje.
Poet,
E keni qare, mjeshter! Por mos u merzit, Poet, se mijera Mark .U.K-et nuk e dine se “”FJALA DHE VARGU JANE BOMBE E FLAMUR”. PER MUA, ARBEN DJALI, JANE SI YJE DRITE DHE 4 VARGJE NGA lIRIKAT E TUA, por keto pamfletet e tua ne vargje jane batare te forta qe duhet te ngrene ne kembe vegjeline per t’u bere pak me syçele,sepse me keta medemek “drejtues” qe kemi pasure kemi, ne do te na zere varri kullote deri sa keto pipiruqat e pipiruqet t’u dale ndonje thinje mençurie. “Treni na ka lene shume prapa ne kohe, por ne duam ta zeme ate Trren me vrapin e mendjen e pulishteve. Vaj halli yne, Arben!
Ah Sigurimi i Shtetit
Ktehere ksh trima dhe burra
Qe u zgjidhnin hallin miletit
Por krimineleve u shpetonte shurra
Gjashtëdhjetë më thua ti,
Që nuk zure kurrë një fron,
Po sorrakët mbi çati,
Përse bën sikur harron ?
Shtatëshjetë nga pas i la,
E po prapë “i punësuar”,
Ky nepsmadh pleqëri nuk ka,
Edhe pse është i mbaruar !
Të komentoi M.UK një poet të madhë si A.Dukën , është
sikur të hanë zagarët e rrugës.Bota e shthuerjeve dhe krizave ka ulur edhe influencën e vlerën e poetit apo të shkrimtarit të sotëm,si njeri dhe si artist .A mundet sot një shkrimtar apo poet shqiptar të jetojë me ato që fiton nga letërsia , sidomos në moshën afër të gjashtëdhjetave që kurkush instuticion nuk të vlerson ?
Natyrisht që jo ! Në shqipëri vetëm dallkaukët ,deputetët ,gjykatësit ,aventurirët pa fytyrë mund të ushqehen e të dëfrejnë.
Pozita social borgjeze e atristike e shkrimtarve dhe poetve tanë është mjerane ekonomikisht e politikisht,siç është edhe e ushtarakve në pensiion.
fteri: Te hengert ujku ne vend te gomarit.Mire se oficert e sigurimit benin shkollen per ate pune,po spiunet si puna e poetit te fiknin deren.Deri sa i del ne mbrojtje mendoj se jeni edhe ju i till.Se si te denonin oficert e sigurimit dihet,bile kishin edhe norm nese donin te merrnin rrogen.Tani nuk besoj se jeni aktiv si dikur kur ju quheshit fuksa !