Balla i nxjerr Bashës fotot: Ç’lidhje ke me trafikantin e minave?

Ornela

Krahas përplasjes dhe sherrit me fjale ne seancën e sotme te Kuvendit, pati edhe një përplasje permes fotove.

Pasi kryedemokrati Basha i nxori kryeministrit Rama edhe njëherë foton qe kishte publikuar një nate me pare dhe atë ku ministri Klosi darkonte me te fortin e Shijakut, ka qene kreu i Grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, qe iu përgjigj me te njëjtën monedhe.

Balla deklaroi se ai kishte një album me fotografi, ku shihet se si eksponentë të krimit janë pjesë e takimeve të strukturave të PD.

“Miqësisht po të them edhe si kreu i grupit të PS, hiq dorë nga kjo historia e fotove. Sepse po fillove këtë historinë e fotove, ti del shumë i humbur. Kam bërë një album fotosh dhe do ta jap, çdo ditë nga një. Hera e parë dhe e fundit që unë e bëjë këtë punë. Ky personi këtu quhet Flamur Bejka (Tregon foton).

Është arrestuar para pak muajsh si kreu i një bande që trafikonte dhe shiste bomba. Po pse mor Lulzim unë do vij këtu dhe siç bën ti, që të them se ti dhe ky shisnin mina me sahat?! Ai është në një takim me partinë e PD në Shkodër. Unë them se ti vendos mina me sahat? Jo se them dot. Se them dot se kryetari i PD është i lidhur me të. Apo me Arben Xibrin.

Të them unë që Lulzim Basha duhet të japë dorëheqjen? Larg qoftë që ta kërkojmë këtë. Por sinqerisht nuk shkon kjo. Ti kërkove dorëheqjen e Klosit, po unë tani të kërkoj dorëheqjen tënde?

Hiq dorë të lutem shumë. Miqësisht, ju nuk po mbani dot as përgjegjësinë e PD. Larg qoftë që të merrni edhe përgjegjësinë e Shqipërisë, ju që keni thyer pasqyrën e vetvetes në 22 korrik”, tha Balla.

 

 

Share This Article
5 Comments
  • Jane bombat e saliut. Ja kane dhene vellezerit e tij serb. Jane te njejtat bomba qe perdori saliu kunder haklajve ne tropoj. Tani i perdor edhe luli

  • Te gjithe grupet delikuente ne Shqiperi ,nga alfa te zeta,
    jane kontigjente direkte te Sali Berishes, Lulezim Bashes
    dhe Ilir Metes. Targeti: lufta per rrezimin e Edi Rames ?
    Pse kerkojne rrezimin e K/ministrit aktual ? Thelbi : Refor-
    ma ne Drejtesi dhe sidomos Ligji i Vettingut.
    Pse ? C’lidhje ka ky trinom me keto reforma e ligje ?
    Pikerisht kjo perben ” thembrren e Akilit” per Trinomin. ,
    them trinomin por ne fakt eshte ” triniteti i shenjte” ,sepse
    ” zorret ” e tyre jane ngaterruar aq shume ne malin me
    krime qe rendon mbi kete trinitet,ose trinom : bashkepu-
    netor ne krime,bashkepunotere ne hajni, bashkepunetore
    ne vrasje me emra te pervecem , ku ” fantazma e Ban-
    kos” ,i ndjek kudo : shembujt Remziut, katershes se 21
    janarit ,Gerdeci, e dhjetra viktima te tjera me emra e mbi-
    emra jane deshmi qe i tronditin ne gjume trinomin . Ano-
    nimia eshte e gjalle edhe sot : shembu: gjenocidi i vitit te
    mbrapshte 1997,tragjedia me e madhe e shqiptareve nder shekuj. Monstra e Vicidolit per nje kolltuk presiden-
    cial lau me gjak rruget dhe qyetete e Shqiperise ! Bota u
    habit dhe mbeti e shtangur me Drakulen shqiptare. U per-
    mbys ! Populli e rrezoi nga “froni i perandorit” halene e
    Vicidolit. Dhe mendohej se ky kriminel ne gen nuk do te
    shkelte me ne ” portat e parajses se humbur” por ja cu-
    dirat shqiptare nuk mungojne . Perseri demoni restauroi
    pushtetin,idem Zogolli, qe erdhi ne pushtet me bandat e
    Pashicit e ruseve te bardhe,edhe ky rrembeu pushtetin me fslangat tropojane ,kuksiane e shkidrane,shqiptaret
    e kushin harruar c’gjeme i kishte ndodhur ne vitin e mbra-
    pshte,nje memorie e dobet,pa kujtese,harrese totale. Tam- tamet se Berishovici kishte ” ndryshuar” ,se Ai kish-
    te thene : ” Ah,sikur te behem edhe nje here nuse,po une
    di c’ka baj” . Populli naiv e indeferent shqiptar e perktheu
    kete deklarim te monstres se Vicidolit jo si ” hakmarrje
    por si pendese” ! Komplet i gabuar,komplet naiv ! Ai
    erdhi ne pushtet per hakmarrje,per hakmarrjen qe e rre-
    zuan nga pushteti,qe e degdisen, qe e shpetuan nga “gi-
    jotina” sera e fatoseve,majkove,etj.,socialiste keta . Nje
    ” meshire kristiane” , i shuplakes ne faqe. Keta mytebere
    i kthyen faqen tjeter. Vicidolasi nuk e kishte harruar ge-
    nin,ate te hakmarrjes dhe rezultatin po e shohim edhe
    tash qe po shkruaj keto rreshta. Ai nuk po i le kusur Shqi-
    perise dhe shqiptareve. Ne zhargonin e tij politik nuk gjen
    nje germe,nje fjale konstruktive! Eshte prototipi i nje Lu-
    ciferi ! Ka me se 4 vjet qe nuk pushon duke shpifur ,duke
    mashtruar shqiptaret per gjera te llahtareshme. Eshte e
    vertete se ka te meta, gabime e pse jo edhe faje kjo qe-
    veri : ne radhe te pare dhe faji me i madh dhe me i pafal-
    shem qe e ka lene deri me sot Vicidolasin te livadhise ,
    ashtu sic po ben edhe sot e kesaj dite. Te ndertosh shtet
    dipo te thote jo te kapesh nga deget por ta kapish demin
    nga briret. Rama dhe qeveria e tij, si dhe organet e polici-
    se ,drejtesise merren me ato qe eshte bere tashme te thuhet ” cironka” ?! Shqiptaret i dine dhe i njohin “ciron-
    kat” ,por duan te njohin, sepse akoma nuk i kane njohur
    ” peshkaqenet” ! Ku jane ata/o ,asnje fjale ,asnje koment
    per ato/a . Vetem bla-bla-bla ne parlament,ne mefia :
    ” Much ado about nothing” !
    Pa pare, trinomin apo ” trinitetin e shenjte” prapa hekura-
    ve ne Shqiperi s’do te kete qetesi, mbajeni mire mend ke-
    te zoterinj pushtetare. Hidheni poshte friken ! Asgje s’ka
    per te ndodhur,bota do t’ju duartrokas! Do t’ju falendero-
    je ! Zagaret e Vicidolit do lehin vetem dy dite,diten e trete
    do harrohet njerezit do te ndjekin rrjedhen e ngjarjeve ,
    dhe bota : ” Epur si muove” !

  • Eshte per te ardhurkeq kush sheh kete korespondence te atyre qe kane marre peng kete vend nen drejtimin e fabrikes qe i prodhoi e i montoi ne nje kaliber!Te dy jane njelloj por perfaqesojne krahe te ndryshem por me te njejtat ide ,pa ideal!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *