Brenda 100 ditëve rreth 110 mijë dokumente do të ofrohen online për qytetarët dhe sipërmarrjen. Kështu deklaroi Ministri i Financave, Arben Ahmetaj teksa vizitoi Zyrën e Punës dhe Qendrën e Formimit Profesional në Vlorë.
“Janë 80 mijë vërtetime apo 30 mijë dokumente që lëshohen nga zyrat e shërbimit kombëtar me 3 tipologji.
Ne shumë shpejt ato dokumente do t’i ofrojmë online, pra nuk do të ketë nevojë që të shkojnë në sportelet e shërbimit kombëtar të punës.
E gjithë kjo është në kuadrin e deregilimit, vetëm me këtë lehtësim procedure, vetëm me ofrimin e këtyre dokumenteve online, pra jo nëpër sportele, ne i shpëtojmë qytetarëve dhe sipërmarrjes 3,650 ditë pune. Pra 10 vite brenda 1 viti”.
Sipas Ministrit Ahmetaj vetëm në 8 muajt e parë të vitit 2017, nga Zyra e Punës në Vlorë janë punësuar rreth 1800 persona.
Ai paralajmëroi një reformim të të gjitha zyrave të punës, sipas modeleve më të mira rajonale.

Ne cfare plere ka rene ky popull..njerez te mbaruar komplet