Futbollistët e Hertha dalin kundër Donald Trump

Gazeta Dita

Futbollistët e Hertha Berlin kanë qëndruar në gjunjë në shenjë solidariteti me “yjet” e sportit në Amerikë, në prag të ndeshjes së kampionatit gjerman kundër Schalke, të shtunën pasdite.

E gjithë skuadra kryeqytetase qëndroi me duar të lidhura jashtë rrethit të mesfushës duke qëndruar në gjunjë, pak para fillimit të ndeshjes, ndërsa zëvendësuesit dhe stafi teknik e bënë të njëjtën gjë buzë fushës. Në një postim në rrjetin social “Twitter” në krah të fotografisë ishte shkruar: “Hertha Berlin qëndron në krah të tolerancës dhe përgjegjësisë.”

“Për një Berlin më tolerant dhe për një botë me mendje të hapur, tani dhe përgjithmonë! #TakeAKnee #hahohe’ Ky qëndrim është një mënyrë proteste që ka nisur nga futbollistët e NFL në SHBA kundër racizmit dhe ky veprim është kritikuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Në fundjavën e kaluar, zv.presidenti i SHBA, Mike Pence, u largua nga ndeshja mes Indianapolis Colts dhe San Francisco 49ers, pasi disa lojtarë të kësaj skuadre qëndruan në gjunjë gjatë ekzekutimit të himnit kombëtar të SHBA.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *