Sikurse njofton portali “morning-news.ru”, në Batumi të Gjeorgjisë u mbajt takimi i Ministrave të Mbrojtjes të Evropës Juglindore, me pjesëmarrjen e e përfaqësuesve të SHBA-së, Shqipërisë, Bullgarisë, Greqisë, Kroacisë, Maqedonisë, Italisë, Rumanisë, Sllovenisë, Turqisë, Ukrainës, Bosnjë-Hercegovinës, Serbisë dhe Malit të Zi.
I ashtuquajturi “Ministerial” për herë të parë mbahet në Gjeorgji.
“Platforma e ministerialit në Juglindje na jep mundësinë unike për t’iu përgjigjur sfidave bashkëkohore të sigurisë, thellimit të bashkëpunimit rajonal dhe për të forcuar mbrojtjen tonë,” – deklaroi në fjalën e tij përshëndetëse, kreu i Ministrisë së Mbrojtjes së Gjeorgjisë Levan Izoria.
Sipas organizatorëve, qëllimi i takimit është forcimi i bashkëpunimit mes vendeve të rajonit në ruajtjen e paqes dhe sigurisë dhe për të promovuar integrimin e vendeve në strukturat Euro-Atlantike.
