Një e mitur nga Pogradeci thotë se në muajin mars, një burrë 55-vjeçar i ka hyrë në banesë dhe e ka përdhunuar, sipas denoncimit.
Pas këtij akti të rëndë, historia merr një tjetër rrjedhë.
E mitura mbetet shtatzënë dhe nën presion thotë se fëmija është fryt i një përdhunimi.
Një ditë më parë, nën shoqërinë e një psikologeje 15-vjeçarja ka denoncuar shtetasin Ligor B., 55 vjeç nga Velçani, ndërsa policia u vu në lëvizje dhe e arrestoi.
Vajza ka dëshmuar në polici se ky person i ka hyrë në banesë në muajin mars dhe e ka përdhunuar, pa treguar se ku e ka njohur.
Policia e Pogradecit po heton për të zbardhur rastin dhe për të zbuluar se si u njoh 55-vjeçari me vajzën e mitur.
NJOFTIMI I POLICISE
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë kapjen dhe arrestimin e shtetasit: Ligor B., 55 vjeç, banues në Njësinë Administarive Velçan.
Arrestimi i tij u bë pas kallëzimit të bërë më datë 14.10.2017 në prani edhe të psikologes, nga një shtetase 15-vjeçare, e cila ka deklaruar se shtetasi i mësipërm në muajin mars të vitit 2017, ka kryer me këtë të fundit në banesën e saj, marrëdhënie seksuale me dhunë dhe për pasojë kjo shtetase ka ngelur shtatzanë.
Nga ana e Policisë po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale : “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç” parashikuar nga neni 101 i Kodit Penal.
