Simeone: Leo Messi është më i miri…

DITA Online

 

Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone, ka thurur elozhe për Lionel Messi pasi argjentinasi bëri një paraqitje të jashtëzakonshme në barazimin 1-1 mes kryeqytetasve dhe Barcelonës.

Ishte Saul Niguez që i dha avantazhin Atletico në stadiumin “Wanda Metropolitano”, por Luis Suarez vuri barazheshën, tetë minuta para fundit.

Gjithsesi, Simeone beson që Messi, i cili u rikthye në La Liga pasi udhëhoqi Argjentinën drejt kualifikimit në Kupën e Botës, me tre gola ndaj Ekuador, ishte “çelësi” i manovrës së skuadrës “blaugrana”.

“Stadiumi ishte i mrekullueshëm dhe kaluam një tjetër natë të shkëlqyer futboll, ku pamë edhe mbresëlënësin Lionel Messi, është i jashtëzakonshëm, – tha Simeone. – Messi është i vetmi futbollist që sa herë e prek topin asnjëherë nuk e di çfarë do të ndodhë, gjithmonë ai bën gjëra ndryshe. Padyshim që nuk ishte i lodhur edhe pse vinte nga 180 minuta të luajtura në harkun e tre ditëve në Amerikën Latine. Luajti një ndeshje madhështore, është futbollisti më i mirë i momentit.”

Por Simeone ka disa fjalë të ngrohta për të thënë edhe për “yllin” e Atletico Madrid, Antoine Griezmann. Francezi nuk arriti të shënojë, por trajneri mendon se mëngjarashi luajti ndeshjen e tij më të mirë në stadiumin e ri të Atletico. “Për mendimin tim kjo ishte ndeshja më e mirë e Griezmann në këtë sezon, para tifozëve tani, – shtoi Simeone. – E vuri dy herë në punë portierin dhe na ndihmoi në kundërsulmet me Angel Correa.”

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *