Mbappe pranon se po vuan te PSG

Gazeta Dita

Kylian Mbappe ka pranuar se ka akoma shumë për të mësuar megjithëse ka qenë titullar te Paris Saint-Germain që pas transferimit të tij nga Monaco.

Pasi luajti një rol kyç në fitoren 2-1 ndaj Dijon, francezi ishte tepër i frustruar.

Mbappe ka shpërdoruar dy mundësi të arta dhe ai thotë se të luante në qendër të sulmit në vend të Edison Cavani-t ishte diçka që ndikoi te paraqitja e tij.

“U mundova të shënoja golat e mi, por humba shumë raste,” shprehet sulmuesi.

“Nuk ishte një ndeshje ideale dhe e vështirë pasi kisha kohë që nuk luaja në atë pozicion.

“Zakonisht, Edison luan në atë pozicion dhe ka luajtur aty gjatë gjithë vitit. Ai nuk ishte me ne këtë herë, dhe ndonjëherë do të më duhet të luaj në atë pozicion.

“Por të mërkurën, do të rikthehem në të djathtë, aty ku jam më i rehatshëm.”

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *