Çmimi i madh 1,175,650 lekë ndahet mes Tiranës dhe Korçës
Zgjerohet edhe më shumë larmishmëria gjeografike e të përzgjedhurve që kanë fituar pasditen e djeshme dhuratat dhe çmimet e mëdha të lojës më popullore të fatit në vend, Telebingo Shqiptare. Shpallja e fituesve ka nisur me përzgjedhjen rastësore të kontrabiletave në lojën telefonike me çmimet e fshehura në zarfe.
Berati ishte qyteti nga ku është përzgjedhur edhe fituesi i parë i lojës me zarfet, i cili ka fituar shumën prej 35,000 lekësh. Loja më tej është zhvendosur në qytetin e Vlorës, ku Aldora ka tentuar të gjejë se në cilin prej zarfeve fshihej një ndër çmimet më të preferuara, makina “Volkswagen Up”.
Ndonëse nuk ka qëlluar në shenjë këtë çmim, me shansin e dhënë edhe nëpërmjet lojës “2 herë fat”, ajo ka mundur të dyfishojë çmimin e fituar, duke siguruar kështu nga Telebingo Shqiptare shumën prej 70,000 lekësh.
Më pas loja telefonike për çmimet dhe dhuratat e fshehura në zarfe është ndalur në kryqet, ku fati i ka buzëqeshur më së miri edhe Fatbardhës, e cila ka siguruar shumën prej 70,000 lekësh. Anxhelina në Fier, ishte një tjetër fituese që ka luajtur me çmimet e Telebingos, ku dhe ka fituar shumën prej 40,000 lekësh.
Fluturimi në kryeqytet, ishte edhe fituesi i fundit i lojës telefonike që ka tentuar të gjurmojë zarfet për të gjetur se ku fshihej makina, por me përzgjedhjen e bërë është shpallur fitues i 60,000 lekëve. Mijëra fitues të tjerë i janë bashkuar lojës së Telebingos, edhe në shortin e goglave për çmimin e madh të javës që lamë pas, vlera e të cilit ishte 1,175,650 lekësh.
Numrat e përzgjedhur nga hedhja e shortit e kanë ndarë çmimin e madh ndërmjet Tiranës dhe Korçës, ku secili prej fituesve siguron shumën prej 587,825 lekësh. Gjithashtu, janë shpallur fitues të serisë me një linjë 10861 lojtarë të tjerë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur 145 lojtarë, ku secili prej tyre siguron nga Telebingo Shqiptare shumën prej 2,430 lekësh.
Fitues të një bilete janë shpallur edhe të gjithë lojtarët që kanë numrin 6, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.
Argëtimi nëpërmjet tingujve të muzikës ka vijuar me përzgjedhjen e fituesve të tjerë. Konkretisht bëhet fjalë për fituesit e çmimit tradicional të javës në dhjetë kontrabiletat e zgjedhura rresht njëra pas tjetrës, të cilët kanë siguruar nga Telebingo shumën prej 10,000 lekësh.
Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingo Shqiptare.

