Nga Aurenc Bebja*, Francë
Në librin “Voyage en Grèce, fait dans les années 1803 et 1804, par J. L. S. Bartholdy”, gjejmë një kapitull, që detajon luftën e ndërmarrë nga Ali Pashë Tepelena kundra suljotëve gjatë vitit 1792, me titull “Guerre d’Ali-Pacha contre les Souliotes”.
Në fakt, autori i këtij libri është mbështetur në veprën “A Survey of the Turkish Empire” të anglezit William Eton. Autori nuk ka folur vetë, por ka sjellë rrëfimin e një personi tjetër, që tregon se në vitin 1792, i gjendur në shërbim të Francës, në rolin e përkthyesit, u dërgua nga konsulli francez pranë Ali Pashës, në kryeqytetin e Epirit, Janinë.
Në vijim, do të gjeni rrëfimin e plotë, në lidhje me shkëmbimet ndërmjet Llambro Xhavellas dhe Ali Pashë Tepelenës, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania”:

…Dy ditë pasi vendosi kampin e tij ushtarak në fushat e Sulit, ai urdhëroi që të sillnin para tij kapiten Xhavellan (i zënë rob), dhe jo vetëm që i ofroi atij lirinë, por madje i propozoi që ta bënte atë “buluk-bash” të krahinës, vetëm nëse do të ndihmonte Ali Pashën që të bëhej zot i malit. Xhavella u përgjigj se, për sa kohë që ai ishte i lirë, ai ishte i gatshëm të shkonte në mal dhe të bindte mbështetësit e tij, domethënë gjysmën banorëve, që t’i nënshtrohen dhe të marrin armët kundër Bogias (Boçari); në këtë mënyrë, ai mund të fuste trupat e pashait në Tripë, ndërsa pala e kundërt do të ishte e lumtur të qëndronte në paqe pa luftuar. Pikërisht për këtë, Pashai e pyeti se çfarë garancie mund ti jepte atij në lidhje me mbajtjen e premtimit të tij:
“Djalin tim të vetëm, dymbëdhjetë vjeç – u përgjigj Xhavella – që unë do të të jap si peng, i cili është më i rëndësishëm sesa jeta ime, dhe që ti mund ta dënosh nëse unë të mashtroj.”
Si rezultat, Xhavella e thirri të birin që të zbriste nga mali; por sapo u ngjit vetë në mal, i shkroi Pashait letrën në vijim:
“Ali Pasha, unë gëzohem që mashtrova një tradhtar. Tani jam këtu për të mbrojtur vendin tim kundër një kusari. Djali im do të vdesë ; por para se të shuhem, do të hakmerrem për të. Do të trajtohem si një baba i pashpirt, sepse kam sakrifikuar birin tim për sigurinë time personale; por unë mund t’i përgjigjem kësaj, se nëse ti do të ngjiteshe në mal, ai do të vdiste gjithsesi me të gjithë pjesën tjetër të familjes sime, dhe se nuk do të kisha qenë më këtu për të marrë hakun e tij. Nëse fitojmë, mund të kem fëmijë të tjerë : gruaja ime është ende e re; por nëse djali im, që është i ri, nuk di të vdesë i lumtur për të mirën e vendit të tij, atëherë ai nuk meriton që të jetojë, dhe as që ta pranoi atë për djalin tim. Eja, pra, tradhtar! Po vloj të hakmerrem, dhe jam armiku yt i papajtueshëm.” / Kapiten Xhavella
Pashai, pavarësisht tërbimit të tij, nuk e gjykoi të domosdoshme që të digjte Xhavellën e ri, dhe e dërgoi atë në Janinë, pranë djalit të tij, Veli Pashës, i cili qeveriste gjatë mungesës së tij. Unë kam qenë me të kur i dërgoi atij këtë fëmijë; ai u përgjigj të gjitha pyetjeve që i bënë, me një lloj shpirti dhe guximi, që ngjalli admirim tek të gjithë. Veli Pasha i tha atij se priste urdhërin e babait të tij për ta pjekur në hell. “Unë nuk kam frikë prej teje” – iu përgjigj fëmija; “Babai im do të bëjë të njëjtën gjë me babanë apo me vëllanë tënd, nëse ai do të mund ti zë robër.”
Atë e hodhën në një birucë, me bukë dhe ujë.
*Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania

Ne histori njihet si “edukim Spartan”, ajo edukate qe u jepnin prinderit suljote femijve te tyre , por une mendoj se Suljotet kete e kishin te tyre, te lindur e te trasheguar brez pas brezi.Edhe njihere del ne shesh se Ali Pasha , me teper se sa “dipllomat” ,largpames ,ishte nji sundimtar i eger qe donte vetem te neneshtronte krahina te tera dhe jo te krijonte shtete e ta administronte per ta mbajtur te bashkuar e te fuqishem , si shume shtetet te tjera ne ate kohe .Kjo duket ne marredhenirt e tij me Bushatllinjt e shkodres apo edhe me Kurt pashen e Beratit.
Ne histori njihet si “edukim Spartan”, ajo edukate qe u jepnin prinderit suljote femijve te tyre , por une mendoj se Suljotet kete e kishin te tyre, te lindur e te trasheguar brez pas brezi.Edhe njihere del ne shesh se Ali Pasha , me teper se sa “dipllomat” ,largpames ,ishte nji sundimtar i eger qe donte vetem te neneshtronte krahina te tera dhe jo te krijonte shtete e ta administronte per ta mbajtur te bashkuar e te fuqishem , si shume shtetet te tjera ne ate kohe .Kjo duket sidomos ne marredhenirt e tij me Bushatllinjt e shkodres apo edhe me Kurt pashen e Beratit.
Kush eshte i miri, dhe kush eshte i keqi?
FALEMINDERIT qe na perktheni dhe na sillni ne gazeten Dita historin e lavdishme te shqiptarve.
Kombi me i vjeter ne bote do te rilindi se ka shpirt luftarak.
Shumica e historianeve te huaj mendojne qe suljotet jane shqiptare vendas.
Por eshte interesant te vihet ne dukje se sipas tradites gojore suliote, e mbledhur nga fundi i shekullit 18 nba studiuesi gjerman Luedeman, suliotet kishin ardhur ne malet e Sulit dikur nga shekulli XVI nga Kardhiqi i Labwrise, 12 km larg Gjirokastres ( von Lüdemann, W. (1825). Der Suliotenkrieg nebst den darauf bezüglichen Volksgesängen. F.U. Brockhaus, Leipzig, p. 1. )
Shqiptaret e sotem kur zbulojne se filan bandit ka qene me origjine shqiptare dhe ka qene shume i degjuar ne ate kohe,nxitojne ta bejne te tyrin,mundesisht te dalin kusherinj,po edhe bashkatdhetare mire eshte se ka qene i degjuar.Edhe nje prostitute haremesh,kur ka qene shume e degjuar ne bote,e jo me per kete sadist manjak,paranojak me emrin Ali Tepelena,qe masakroi 5 krahina Shqiptare,i beri shqiptaret e Epirit greke me perdhune,i beri Suliotet,Himariotet,Arvanitasit e Morese greke me perdhune.Dhuna e Ali Tepelenes i coi keto popullsi shqiptare ethnike ne kryengritje.Greket e sotem keto kryengritje te shqiptareve i quajne :Revolucioni Grek.Everteta eshte se asnje Grek nuk mori pjese ,asnje kryengrites grek.Nuk ka greke ne kete revolucion,ka vetem shqiptare.Dhe keta shqiptare kryengrites ne vend qe te krijojne shtetin shqiptar ne ARVANITI,ne MORE,ne EPIR,vende qe i cliruan nga Turqia me gjakun e tyre,formuan shtetin GREK,pa greke.Madje edhe emrin GREK dhe GREQI e solli mbreti OTTON nga Bavaria.Kollokotroni ishte Arvanitas,ne fakt quhej Bithe-guri,Kollokotron e quajten greket pas vdekjes,pasi i perkthyen emrin greqisht,Miauli ishte himarjot,Marko Bocari ishte suljot,Foto Xhavella ishte suljot,Andruci ishte Cam,Karaiskaj ishte cam,sternipi i tij Gjergj Karaiskaj eshte arkeolog i njohur ne Tirane,Kullurioti ishte nga arvanitasit e lagjes PLAKA ne Athine.Te gjithe keta te dhunuar ne trojet e tyre nga krimineli peranojak Ali Tepelena.Armiku me i madh i Shqiperise qe i fali Greqise 48 mije kilometra katrore Shqiperi,eshte Aliu.Permendore Aliut duhet ti ngrene greket,sepse eshte themeluesi i vertete i shtetit grek me banore shqiptare.Ali Tepelena eshte pashai turk qe e ktheu MEGALIDHENE nga nje fantazem te krijuar ne lagjen Fanar te Stambollit,ne nje realitet antishqiptar,qe fillon qe ne vitin 1767,kur Aliu behet mbrojtesi personal i murgut fanariot Kozma Etolianit,investoi per te dhe nen mbrojtjen e 1 mije kaloresve qe i dhe me vete Aliu shejtan Kozmai mallkoi gjuhen shqipe nga Parhga ne Himare,nga Suli ne Myzeqe e deri ne Voskopoje.Edhe kur kete antishqipar e vrau Kurt Pasha,antishqiptari Ali Tepelena i ngriti dy kisha ne Myzeqe,nje nga te cilet ne Kolkondas e beri Manastir me parate e tij.
Antishqiptari,pashai grekoman Ali Tepelena nuk lejonte te flitej shqip ne sarajet e tij,por vetem greqisht.Rrotull mbante ca administratore greke.Nderoni ,ndertoni monumente ketij Tirani antishqiptar,se as Enver Hoxha,as Sali Berisha nuk e kane demtuar Shqiperine sa ky.Ka pasur leterkembim me Napoleonin.?!Po Napoleoni ka tallur menderen me te.E shtyu te luftoje kunder Englezeve dhe kur i kerkoi pashai 7 ishujt,i dergoi ultimatum te terhiqej edhe nga Butrinti.Kur sadrazem Hurshit Pasha nisi ushtrine kunder Janines,e brektisen te gjithe kete Diplomatin e zgjuar,e te kenduar,e te degjuar,si e ka pikturuar ai katundari partise punes Kocollari, FRYN BULCITE E TRUMBETON/QE KATRANI ZBARDHELLON!
Z. “fshatari pa fshat”, i miri kuptohet fare lehte qe eshte Ali Pasha dhe i keqi ai Llambro greke-qiri se me kete emer shqiptar nuk ka, per te shpetuar bithen e tij shiti djalin dhe na hiqesh si trim” me demek qe i i punonte vegla kur shqipot e vertet cdo vit bejne nga nje trim apo trimereshe.
Se fundmi i shemtuari na del Bebja qe eshte per verteti bebe, me nje frangment kerkoje te zhbeje figuren e Ali Pashe Tepelenes….. i tha me tha e degjoj nga te tjeret e mashtrime e mashtrime, …. priste urdherin e babait Aliut pr te pjekur ne hell nje femije.
Bebja na ve dhe nje France medemek qe jeton aty e keshtu behet i besueshem, pordhe me rigon….