Vlorë, përndjek dhe kanos me thikë 54 vjeçaren

Leda Hysa

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Vlorës ku një 54 vjeçar pas një kohe të gjatë që përndiqte një grua të së njejtës moshë e ka kanosur atë me mjete therëse.

Policia kapi në flagrancë Rahman Ademi, 54 vjeç, banues në Vlorë pasi kanosi një grua 54 vjeçe.

“Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë arrestuar në flagrancë një shtetas pasi më datë 15.10.2017, ka kanosur me mjete të ftohta prerëse (thikë), për motive të dobëta shtetasen E.M., 54 vjeçe.

Shtetasi Rahman Ademi prej hetimeve policore ka rezultuar se e ka përndjekur shtetasen E.M., për një kohë të gjatë. Policia ka referuar materialet në Prokurori në ngarkim të shtetasit të lartë përmendur për veprat penale Kanosja, Përndjekja dhe Prodhimi, mbajtja, blerja pa leje e armëve të ftohta”, thuhet në njoftimin e policisë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *