FOTOT / Bashkia aksion për zëvendësimin e zgarave të vjedhura të pusetave dhe pastrimin e tyre

Dita

Në prag të sezonit të reshjeve, ndërmarrjet e Bashkisë së Tiranës kanë nisur punën për pastrimin dhe zhbllokimin e të gjitha zgarave shi-mbledhëse nga inertet dhe papastërtitë e ndryshme.

 Prej disa javësh, grupet e punës janë shtrirë në të gjithë territorin për kontrollin dhe riparimin e pusetave të cilat mund të jenë dëmtuar.

 Në ato raste ku ato janë vjedhur, janë vendosur të reja duke rritur në këtë mënyrë edhe sigurinë e kalimtarëve, por edhe të drejtuesve të automjeteve të cilët në jo pak raste si pasojë e papërgjegjshmërisë së disa personave që i heqin natën, kanë pësuar edhe aksidente.

 Krahas vëmendjes në rrugët kryesore, mirëmbajtja, riparimi dhe pastrimi i zgarave shi-mbledhëse nga intertet është shtrirë edhe në zonat periferike dhe nëpër rrugicat e lagjeve. 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *