Sezoni i rreshjeve, bashkia nis aksionin e zhbllokimit të kanaleve e pusetave

Leda Hysa

Bashkia e Tiranës ka nisur prej disa javësh aksionin e pastrimit dhe zhbllokimit të kanaleve dhe pusetave duke qenë në prag të sezonit të reshjeve.

Ka nisur pastrimi i të gjitha zgarave shi-mbledhëse nga inertet dhe papastërtitë e tjera. Ndërkaq, ka nisur dhe kontrolli dhe riparimi i pusetave që janë dëmtuar.

Ato të cilat janë vjedhur janë zëvendësuar me të reja, duke rritur sigurinë e kalimtarëve, por dhe të drejtuesve të mjeteve që në jo pak raste kanë pësuar dhe incidente për shkak të tyre.

Krahas vëmendjes në rrugët kryesore, mirëmbajtja, riparimi dhe pastrimi i zgarave shi-mbledhëse nga intertet është shtrirë edhe në zonat periferike dhe nëpër rrugicat e lagjeve.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *