Kreu i grupit të LSI, Petrit Vasili, në një dalje për mediat tha se e gjithë opozita duhet të jetë në sinkron të plotë për reformën zgjedhore.
“Meqë të premten që lamë pas në një ditë të veçantë dhe anormale si u zhvillua, ne kaluam vendimin për komisionin e përbashkët të reformës zgjedhore. Grupi konkludoi që thelbi dhe dy shinat ku reforma duhet të ecë që të jetë e besueshme e transformon rrënjësisht zgjedhjet e shqiptarëve dhe rezultati është të ndalohet me çdo mjet element ligjor dhe jo vetëm shitblerja e votës. Së dyti, kriminalizimi i saj, përfshirja e kriminelëve dhe si kandidat dhe si mbështetës në fushatë. Ndaj, në sinkron të plotë besoj e gjithë opozita do të jetë në këtë çështje në një front të bashkuar, pasi po nuk u dhanë këto përgjigje të qarta, klientët dhe baronët e drogës dhe krimit do vazhdojnë të mbajnë telekomandën e pushtetit”, tha Vasili.
Kreu i grupit parlamentar të LSI foli dhe për TVSH për biznesin e vogël, i cili tha se ato duhen quajtur biznese mbijetese.
“Duhet të vazhdojnë ti quajnë biznese të mbijetesës, pasi sigurohen të ardhurat e mbijetesës, dhe si të tilla kërkon trajtim krejtësisht tjetër, dhe ky kryeministër i lajthitur le të lexojë çka thënë në 2015 dhe çka thënë në 2017 dhe t’i japë fund talljes sepse kjo do të thotë as më shumë e as më pak po vetëm mijëra vende të humbura, çmime të rritura, mijëra familje që do të vuajnë. Të lërë shpjegimet Facebook-iste, të ndjekë me vëmendje atë që thotë opozita”, tha ai.

ca keni bere ju qe te ndihmonit ekonomine e shtetit kur ishit ne qeverisje? asgje skeni bere pervecse keni vene parazita qe tju sherbenin urdhrave tuaj kurdo qe do ja kishit nevojen ndaj mos na hapni barkun me kto dalje ne media per ti genjyer shqiptaret pasi nuk jua ha njeri.
o sypetrit mos na bej kot si i indinjuar se e ke patur aleat per 4 vite dhe nuk keni thene gjys llafi. apo tani qe tu prishen pazaret do flasesh keq?