Horoskopi, 17 tetor 2017

anazapta

DASHI

Është më mirë të tregoheni të kujdesshëm e të mos i shihni shumë  gjërat në aspektin jashtëm, por thelbin e tyre. Ambicia juaj sot do të njohë një rritje për shkak së është hëna ajo që stimulon pikërisht këtë ndjenjë.

 

DEMI

Mërkuri, i cili është një pozicion shumë të favorshëm, ndër të tjera ju stimulon krijueshmërinë dhe dëshirën për të sjellë novacione. Ndërsa mbrëmja pritet të jetë shumë interesante.

 

BINJAKËT

Në një periudhë me shumë telashe e stres ju sugjerohet t’i kushtoni më tepër kohë vetes dhe familjes tuaj, duke lënë mënjanë, të paktën përkohësisht impenjimet e tjera. Mirë shëndeti.

 

GAFORRJA

Do të jetë shumë më mirë për ju që, para se të mendoni për të kaluar  një ditë me shumë shpenzime të mendoni në drejtim të aspektit ekonomik. Hëna ju “gudulis” erosin.

 

LUANI

Duhet të jeni sa më të përkushtuar e të kujdesshëm në drejtin të aktivitetit tuaj, pasi çdo nënvleftësim do të jetë shumë penalizues. Pritet një mbrëmje shumë aktive dhe me ndonjë të papritur.

 

VIRGJËRESHA

Duket se është një periudhë mjaft intensive në aktivitete shoqërore, sidomos gjatë pjesës së dytë të ditës, por duhet të mundoheni të jeni shumë racionalë, ndryshe, nuk do të mund t’i bëni ballë të gjitha impenjimeve.

 

PESHORJA

Duket se do të kaloni një ditë vërtet interesante, pasi, Mërkuri e Afërdita janë shumë të favorshëm. Mjaft interesante fusha sentimentale por kujdes, sepse e teproni me shpenzime pa vend.

 

AKREPI

Pozitiviteti planetar e bën intensive ditën e sotme edhe për ju që i përkisni kësaj shenje. Një tourbillon takimesh do të bëjë që të lini pas dore diçka tjetër, e cila mund të presë. Mirë shëndeti.

 

SHIGJETARI

Me zhvendosjen në një orbitë kritike të disa planetëve, ku spikat Jupiteri e Mërkuri, nuk duhet të prisni shumë nga një ditë që duket e komprometuar. Është Hëna ajo që ju asiston në planin sentimental.

 

BRICJAPI

Duket një periudhë mjaft e qetë sidomos për ata që në përgjithësi nuk kanë probleme me anën profesionale dhe me ekonominë. Megjithatë, kjo s’do të thotë që gjatë mbrëmjes të jeni apatikë

 

UJORI

Afërdita hyn në shenjën tuaj do të jetë shumë pozitive duke ju bërë më të zhdërvjellët dhe më të shpejtë në marrjen e vendimeve. Hëna ju bën paksa impulsivë, por jua mbush mbrëmjen me shumë zjarr e pasion.

 

PESHQIT

Janë një mori planetësh në kontrast ndërmjet tyre prandaj edhe sot mund të jeni (për një farë kohe) konfuzë, por kjo nuk do të ndikojë shumë në raportet me të tjerët. Më shumë vëmendje partnerit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *