Ne një komunikatë të Pentagonit mësohet se Shtetet e Bashkuara kanë kryer sulmin e parë ajror kundër Shtetit Islamik në Jemen, duke shkatërruar kampet e stërvitjes dhe duke vrarë dhjetëra militantë.
“Sulmet kanë minuar përpjekjet e organizatës për të stërvitur luftëtarë të rinj.” Ndërkohë, sipas burimeve të CNN, në dy bazat e goditura ndodheshin të paktën 50 militantë të ISIS.
“ISIS ka përdorur territore jashtë kontrollit të Jemenit për të planifikuar, drejtuar, frymëzuar dhe rekrutuar anëtarët e tij për sulme terroriste kundër Amerikës dhe aleatëve të saj në të gjithë botën. Për vite të tëra Jemeni ka qenë një vatër për terroristët”, thuhet në komunikatë.
Më tej shton se se forcat amerikane po kryejnë operacion edhe kundër Al Kaedës së Gadishullit Arabik për të reduktuar kapacitetet e dy grupeve për të kryer sulme të koordinuara dhe për të mbajtur nën kontroll territore të ndryshme të vendit.
