Tjetër raund regjistrimesh për kuotat bosh në universitetet publike

Ornela

Ka nisur gjatë ditës së djeshme viti i ri akademik 2017-2018 në të gjitha universitetet e vendit.

Rreth 22 mijë është numri i studentëve që ulen për herë të parë gjatë këtij viti në auditorit e fakulteteve publike.

Krahas regjistrimeve të zhvilluara në raundin e dytë të pranimeve, shume prej fakulteteve, kryesisht të universiteteve në rrethe, vijojnë të raportojnë një numër të lartë kuotash bosh, çka tregon se degët e tyre po preferohen gjithnjë e më pak.

Nëpërmjet një udhëzimi të firmosur dje, ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, ka kërkuar nga universitetet që të vijojnë të mbajnë të hapur procesin e regjistrimeve deri në datën 26 tetor.

Çka do të thotë se të gjithë kandidatët që nuk kanë fituar ende një degë, por që kanë aplikuar në raundin e parë dhe të dytë, kanë ende një shans për të qenë fitues.

Për këtë duhet të jenë të kujdesshëm që të shohin listat e fituesve në portalin online U-albania, si dhe të interesohen pranë dhe sapo të konstatojnë se janë fitues, duhet të paraqiten për të bërë regjistrimin përkatës në degën ku janë shpallur fitues. Në faqen online të këtij portali janë detajuar kuotat e mbetura bosh në të gjitha degët e universiteteve publike.

Pranvera Kola- DITA

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *