Ç’po ndodh në Angli? Ekspertët japin alarmin

Leda Hysa

Prej bregut lindor të Amerikës, duket se uraganët e muajit të fundit kanë mbërritur deri në Mbretërinë e Bashkuar. Ditën e djeshme dielli ka marrë një ngjyrë të kuqe dhe shkencëtarët pohojnë se ky fenomen i rrallë është si pasojë e uraganit Ofelia që do të prekë brigjet e këtij shteti. Për miliona njerëz ky ka qenë një fenomen spektakolar, por ekspertët paralajmërojnë se dielli i kuq shkaktohet nga erërat që tërheqin pluhurin e shkretëtirës Sahara.
Disa zona janë detyruar të ndezin dritat e rrugëve në mes të ditës, pasi pluhuri  ka bllokuar pjesërisht diellin.

Ekspertët kanë pohuar gjithashtu që ky fenomen përbën një rrezik serioz për njerëzit që vuajnë nga problemet me aparatin respirator e jo vetëm.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *