PD: Grup pune për deputetët e inkriminuar

DITA Online

 

Partia Demokratike ka deklaruar se do të ngrejë një grup pune i cili do të hartojë një dokument për deputetët dhe zyrtarët e tjerë të lidhur me krimin.

Lajmin e ka bërë të ditur deputeti Eduard Halimi, në përfundim të mbledhjes së Këshillit të Rregullores.

“Deputetët të cilët kanë lidhje me krimin, lidhje familjare me krimin, lidhje shoqërore me krimin, janë financuar nga paratë e errëta të krimit të organizuar duhet të largohen dhe të lënë mandatin”, ka thënë Halimi.

Sipas tij, edhe deputetë që kanë përfituar fonde publike, konçensione drejtpërdrejtë, personalisht, apo nëpërmjet fëmijëve të tyre duhet të lënë gjithashtu mandatin e të largohen.

“Këto janë çështjet që do të diskutohen nga grupi i punës që do të ngrihet dhe pastaj pas tre javësh ky grup do të paraqesë një dokument”, ka shtuar Halimi.

Share This Article
2 Comments
  • Krimi nuk asht vetem me pushkatim.Krimi asht dhe ai ma i rrezikshmi korrupsioni monetar ne rrang qeveritare dhe individ me nji kosnpiracion si kembet e gjarperit
    Filloja nga Berisha.Pasoje tek Basha dhe lidhet vete vargoni i xhagajdurve te korruptuar.
    Kerkoi Berishes te deklaroi;kush ishte biznesmeni qe nuk pranove te besh simbiozen.
    Numrin e telefonit pse ia dhe popullit dhe nuk rrezultoi as hiq per iden e dhenjes.Biznesmeni i huaj Zanfar Ansar deklaroi me shtyp qe Argita Malltezi i kerkoi 3 miljon euro per te ushtruar licensen e biznesit ne shqiperi.Kjo deklarot e nxori bllof hilen e numrit te telefonit dhane miletit.Ku me siguri ishte nji taktike strategjike se deri ku del zbuluar korrupsioni i ngitur ne rrang qeverie dhe familjare kryeministrie.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *