Hasan Lika zyrtarisht trajneri i ri i Luftëtarit

Leda Hysa

Hasan Lika tashmë është zyrtarisht trajneri i ri i Luftëtarit.

Lajmin e konfirmoi pak minuta më parë vetë 57 vjeçari kryeqytetas.

“Po, mund të më uroni. Nesër kryej stërvitjen e parë. Nuk mund të refuzoja ofertën e një klubi si Luftëtari. Gjej një skuadër të mirë. Shpresoj ta nisim me fitore ndaj Kukësit”, ka thënë Lika.

Nesër prezantohet nga presidenti Grigor Tavo para skuadrës, për të nisur direkt punën.

Ndeshja e parë është kundër Kukësit, që drejtohet nga ish trajneri i Luftëtarit, Mlladen Milinkoviç.

Share This Article