Një tjetër prej të ashtuquajturve të fortët e Shijakut i përfshirë në dosjen e bujshme Kanun do ti dorëzohet në pranga autoriteteve italiane.
Gjykata e Durrësit caktoi masën e sigurisë “Arrest me burg” për Riza Sheshin i arrestuar pak ditë më parë me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.
50-vjeçari nga Shijaku, para gjykatëses Eda Kaja konfirmoi të dhënat e tij personale, ndërsa më tej avokati i tij mbrojtës e konsideroi pabazë kërkesën e prokurorisë duke e cilësuar një perifrazim të vendimit të vitit 2002.
“Po merrni në qafë njerëz të pafajshëm”, deklaroi avokati Ilia Ilia në Gjykatë duke iu referuar të gjitha vendimeve të mëparshme për cështjen!
“Nuk kemi vendim as kërkesë. Ka 15 vjet që është vënë masa. Ku e ka dënimin shteti Italian? Vendimi është parashtruar. Kemi një Drejtori Interpoli me letër makaronash. Ku i ka Interpoli vendimin e dënimit? Po kërkesën? Po merrni në qafë njerëz të pafajshëm. Për cfarë kërkohet arresti kur nuk keni vendim? Kjo është brigada e turpshme e Kanunit nga drejtësia Italiane. Po arrestoni njerëz pa vendim”, tha Ilia Ilia.
