Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, pati një pritje të ngrohtë nga homologu polak, Andrzej Duda, sot në Varshavë, gjatë vizitës së parë zyrtare në një vend të BE-së që prej grushtit të dështuar të shtetit 2016.
Erdogan ishte në Belgjikë në muajin maj për një takim të NATO-s dhe Hamburg për samitin e G20-s në korrik , por Polonia është vendi i parë që e ka ftuar për një vizitë dypalëshe, që prej represionit të ndërmarrë në Turqi kundër puçistëve.
“Polonia mbështet apiratën e Turqisë për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian”, deklaroi Duda duke u shfaqur me Erdogan para gazetarëve në përfundim të një takimi kokë më kokë.
Dy presidentët, që pritet të marrin pjesë në një forum ekomik turko-polak, shprehën keqardhje për dobësimin e shkëmbimeve, gjashtë miliardë euro në 2016, dhe u shprehën që ato të rriten në 10 miliardë brenda pesë viteve.
Erdogan u kërkoi vendeve mike brenda BE-së të nxisin heqjen e vizave Schengen për turqit.
“Dokumentet për këtë çështje janë nënshkruar”, nënvizoi ai duke shtuar se një masë e tillë do të mundësonte rritjen e numrit të turistëve turq në Poloni.
