Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, emëroi pak ditë më parë juristin Genc Gjonçaj në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit.
Përmes një urdhri, kryeparlamentari Ruçi ia ka deleguar Sekretarit të Përgjithshëm përfaqësimin ligjor të Kuvendit të Shqipërisë.
Sekretari i Përgjithshëm do të jetë autoriteti të cilit i delegohet kompetenca e përfaqësimit të institucionit në lidhje me proceset gjyqësore dhe Gjykatën Kushtetuese.
Gjonçaj do të japë autorizimet për përfaqësimin ligjor të Kuvendit të Shqipërisë, në proceset gjyqësore kur thirret si palë në një gjykim.
