Është ndezur flakë,
kampi i Lulashit,
u rindez sërish,
fronti i hashashit!
Se dy hashashistë,
që janë arrestuar,
emrin e Tahirit,
e kanë lakuar!
Italia mike,
po vijon hetimin,
këtu opozita,
kërkon arrestimin!
Bisedat që bëjnë,
shokët trafikantë,
për vërtetësinë,
Basha është garant!.
Ndonjë gjë e madhe,
në fakt nuk ka ndodhur,
pse një ish ministër,
është i përfolur!
Deri tani kemi,
ca llafe të thëna,
po kush s’do Tahirin,
i merr të mirëqena!
Unë vetëm me fjalë,
s’fut njeri në thes,
si njeri i shtypit,
kam durim të pres.
Kam durim të pres,
kot mos mbush gazetën,
po vetëm gjykata,
e nxjerr të vërtetën.
Po fjalët e thëna,
për shokun Sajmir,
të jenë të vërteta,
s’kam asnjë dëshirë!
Por asgjë nuk varet,
nga dëshira ime,
ajo asnjë vlerë,
nuk ka në hetime!
Prapë e përsëri,
Basha na çuditi,
kur na tha-se Rama,
Tahirin e shiti!
Rama foli drejt,
m’u si duhej folur:
“Të vërtetën do,
ky popull i lodhur!”
E morëm nga Rama,
pikë për pikë si shprehje,
dhe duket që s’ka,
as shitje-as blerje!
Sot me deklaratën,
Rama është në rregull,
se nuk la nga prapa,
as tym e as mjegull!
Punë e opozitës,
të jetë e gëzuar,
t’i shohë kundërshtarët,
me pranga në duar!
Që të shkojnë prangat,
sa më lart në maja,
ama opozita,
ka krimet e saja!
Sala me Lulashin,
bllokuan hetimet,
se “live” në popull,
i kanë bërë krimet!
Para ligjit gjithë,
janë të barabartë,
ndaj duam të shohim,
të njëjtin standard!
Përpara Tahirit,
është e gjatë radha,
ata që e zgjodhën,
nuk i prangos Llalla!
Po unë kam një shpresë,
sot tek drejtësia,
se këtë hetim,
e bën Italia!
Po prapë s’e kuptoj,
në e kanë praktikë,
që me këto dosje,
bëhet politikë!
Është e sigurtë,
se dosja e zbardhur,
që nga Italia,
për Llallën ka ardhur!
Llalla menjëherë,
ka fotokopjuar,
Lulit-Salës-Monës,
urgjent u’a ka çuar!
Ndaj u ngrehos gjeli,
dhe s’bëri shaka,
kur tha-se do kemi,
ngjarje të mëdha!
A.DUKA

Akoma eshte ne detyre ky qelbesiri,qe e ka kthyer prokurorine ne aneks te padrinos se krimeve dhe hashashit ne shqiperi,spiunit te cdo lloj sherbimi te huaj,personifikimit te djallit ne shqiperi,te ardhurit nga shpellat e vicidolit ne kohen e Enverit,te cilin,sa kaloi lumin e futi shtat pash nen dhe,i papari e i padegjuari Salih Serb Berishes?Po ky i degjeneruari,pse nuk hetohet per nxjerrjen e dekonspirimin e dokumentave shteterore? Ku e gjeten lulushi dhe ajo e perdalura e leshelise dosjen e zbardhur te prokurorise italiane?Si eshte e mundur te behet politike me materiale te cilat jane konfidenciale dhe akoma ndodhen ne proces gjyqesor?Apo republike bananesh jemi ne!???
E ke fjalen per Lartgjatesin e tij Edwin Kriminel Ramen ketu mesa kuptoj
Jo, e ka per SALI QENIN dhe te t’eme.
Bejtexhi i mire ky Duka. Bej nje bejte per Ramen te lutem, per Lartgjatesine e tij Edwin Kriminel Rama.
O al Hal eshte per banden udebashe, shitje deti, vrasje e spiunime UCK,krimet e 1997, e plot e plot. Vetem kur nuk ka tru e gjak shqiptari I beson bandes.
Goxha bejtexhi i mire ky Duka i Vlores
E ke fjalen per Lartgjatesine e Tij Edwin Bin Rama ketu ma merr mendja
O! Arben Duka
O! Arben poeti,
tek kjo drejtesi
eshte ” nginjur mileti”
Ndoshta ajo tjetra.
qe vonoi te vinte
e ka nji hall e shkreta,
i thane” qe te priste”!
O PELLO, U KAP RAMA YT ME DROGE.
PO TI MIRE E KE SE JE I DROGUAR EDHE VETE
LAMASH.