Atmosferë e ndezur në Elbasan

Leda Hysa

Atmosfera para përballjes së Skënderbeut me Partizanin e Beogradit në qytetin e Elbasanit është jashtëzakonisht e ndezur.

Tifozë të shumtë kanë mbushur rrugët dhe lokalet e qytetit.

Ka shumë prej atyre që sot do të futen ne stadium me uniformën e kombëtares. Po para se kjo të ndodhë mësohet se brohoritjet dhe mbështetja kanë nisur që në rrugë, me këngë patriotike.

Stadiumi “Elbasan Arena” pritet të jetë në kapacitetin e tij të plotë sonte në përballjen kundër serbëve. Në mbështetje të Skënderbeut kanë ardhur tifozë nga të gjitha trevat shqiptare.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *