Ish ministri Saimir Tahiri i pyetur sot në emisionin “Opinion” nëse ka udhëtuar në Itali me Habilajt, ka mohuar plotësisht këtë akuzë.
Ai thotë se ia ka kërkuar makinën për të shkuar me pushime, dhe se në makinë ka qenë me nënën, gruan dhe të birin, e jo me Artan Habilajn siç pretendohet.
“S’ka udhëtuar kurrë në makinën time ai dhe askush tjetër, kurrë. Gabimi im është që për kollajllëk që mos përdorja makinën zyrtare që të shkoja me pushime dhe kam marrë makinën që kisha mundësi ta merrja për kollajllëk, ia kam kërkuar xhaxhait tim meqë u bë shkesi ta shisja. Unë mund të kërkoja cdo makinë, mua më shkoi në mend në atë kohë pa paragjykuar te merrja makinen qe e kisha shitur.” është shprehur Tahiri.
Pyetjen, a është ndaluar në Itali për katër orë, Tahiri e cilëson si thashemnajën më të madhe.
“Është thashethem. Hyn te thashethemnaja e madhe e krijuar këto ditë. Nuk jam ndaluar kurrë nga asnjë agjenci e vetme. Kam thirrur agjencitë ligjzbatuese të vijnë këtu dhe të hetojnë.”, thotë ai
