Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka vijuar kontrollet në të gjithë vendin për garantimin e sigurisë ushqimore.
Janë ushtruar 67 inspektime në thertore e njësi therëse, në të cilat janë vendosur 10 gjoba e 9 paralajmërime.
AKU gjithashtu bënë të ditur se ka vendosur mbylljen e disa subjekteve që ushtronin aktivitetin e therjes së kafshëve jashtë kushteve higjenke dhe standarteve ushqimore.
AKU thotë se toleranca do të jetë zero ndaj çdo shkeljeje, dhe se garanton rritjen e cilësisë së inspëktimeve.
