Nga themelimi i shtetit e deri më sot Shqipëria numëron 62 ministra të Brendshëm.
Mes tyre 8 të vrarë, 8 të pushkatuar, 5 janë dënuar më vdekje, 3 janë dënuar për genocid dhe 1 i arrestuar për krime lufte.
Ndërkohë janë edhe 20 të arrestuar dhe të dënuar për akuza të tjera.
Nga historiku, ministri i Brendshëm në përgjithësi emërohet në detyrë si i spikatur, cilësohet i suksesshëm dhe më pas është akuzuar. arrestuar, dënuar dhe vrarë ose pushkatuar.
Saimir Tahiri është i fundmi i tyre- Gazetari Roland Qafoku bëri publike dje gjatë emisionit “Debati në Channel One” të gjithë listën e ministrave të Brendshëm, kohën e qëndrimit në detyrë por edhe fatin e tyre tragjike-.
MINISTRAT E BRENDSHËM TË SHTETIT SHQIPTAR 1912-2017 DHE CILI KA QENË FATI I TYRE
1- Mufid Libohova, (dhjetor 1912-korrik 1913), (gusht 1919-janar 1920) u arrestua.
2- Esad Pashë Toptani, (korrik 1913-gusht 1913) (mars 1914-maj 1914), u vra.
3- Hasan Prishtina, (shtator 1913-nëntor 1913), u vra.
4- Fejzi Alizoti, (nëntor 1913-mars 1914) u pushkatua në 1945.
5- Aqif Biçaku, (maj 1914-shtator1914) iu rrethua shtëpia dhe u detyrua të largohej nga Shqipëria.
6- Shahin Dino, (tetor 1914-janar 1916).
7- Mehdi Frashëri, (dhjetor 1918-gusht 1919) (janar 1921-korrik 1921).
u përndoq dhe iu sekuestrua shtëpia dhe të gjitha pronat- Vdiq në Itali.
8- Ahmet Zogu, (janar 1920-nëntor 1920) (dhjetor 1921-mars 1923) u shpall kriminel lufte dhe u dënua me vdekje në mungesë.
9- Xhaferr Ypi, (nëntor 1920-janar 1921) u vra gjatë luftës italo-greke.
10- Sulejman Delvina, (korrik 1921-tetor 1921)iu ndalua hyrja në Shqipëri- Vdiq në Vlorë i dënuar të mos jetonte në Tiranë.
11- Bajram Fevziu, (tetor 1921-dhjetor 1921).
12- Luigj Gurakuqi, (6 dhjetor 1921-12 dhjetor 1921) u vra në Bari të Italisë teksa ishte emigrant politik.
13- Rauf Fico, (12 dhjetor 1921-24 dhjetor 1921) (mars 1930-shtator 1930).
14- Sejfi Vllamasi, (dhjetor 1923-mars 1924) u arrestua dhe u dënua me 20 vjet burg.
15- Shefqet Vërlaci, (mars 1924-maj 1924) u përndoq, iu sekuestruan të gjitha pronat. Iu internua familja.
16- Abdurrahman Dibra, (mars 1924-qershor 1924) (shkurt 1927-maj 1928)
17- Rexhep Shala, (qershor 1924-dhjetor 1924) u përndoq.
18- Kostaq Kotta, (shkurt 1925-prill 1925) (maj 1928-mars 1930) u rrëmbye në Greqi nga Sigurimi i Shtetit, u burgos në burgun e Burrelit ndërtimin e të cilit e firmosi vetë dhe u vra në atë burg.
19- Ceno Kryeziu, (prill 1925-shtator 1925) u vra në atentat në Pragë-
20- Musa Juka, (shtator 1925-shkurt 1927) (nëntor 1930-tetor 1935) (nëntor 1936-prill 1939) u arratis më 6 prill. U shpall kriminel lufte dhe u dënua me vdekje në mungesë.
21- Ethem Toto, (tetor 1935-nëntor 1936) u pushkatua.
22- Zef Kadarja, (8 prill 1939-12 prill 1939) u pushkatua.
23- Maliq Bushati, (prill 1939-dhjetor 1941) u pushkatua.
24- Mustafa Kruja, (dhjetor 1941-janar 1943). U shpall kriminel lufte dhe u dënua me vdekje në mungesë.
25- Eqrem Libohova, (18 janar 1943-23 janar 1943) u shpall kriminel lufte dhe u dënua me vdekje në mungesë.
26- Fiqiri Dine, (janar 1943-shkurt 1943) (korrik 1944-gusht 1944) u arrestua, shpall kriminel lufte dhe u dënua me vdekje në mungesë.
27- Mark gjon Markaj, (shkurt1943-prill 1943) u vra.
28- Kol Bibë Mirakaj, (maj 1943-shtator 1943)- U arrestua dhe u pushkatua në gjyqin special.
29- Xhaferr Deva, (nëntor 1943-qershor 1944) u shpall kriminel lufte dhe u dënua me vdekje në mungesë.
30- Ibrahim Biçaku, (shtator 1944-tetor 1944) u arrestua, u dënua me vdekje- Më pas dënimi iu konvertua në burg dhe bëri 20 vjet. Vdiq si pastrues i banjave publike të Elbasanit.
31- Haxhi Lleshi, (tetor 1944-mars 1946) u arrestua për genocid.
32- Koçi Xoxe, (mars 1946-tetor 1948)- U pushkatua si armik i popullit dhe i PPSH.
33- Nesti Kerënxhi, (tetor 1948-nëntor 1948) u arrestua dhe u dënua.
34- Mehmet Shehu, (nëntor 1948-korrik 1954) u vra në detyrë e kryeministrit.
35- Kadri Hazbiu, (korrik 1954-dhjetor 1979) u pushkatua.
36- Feçorr Shehu, (prill 1980-janar 1982) u pushkatua.
37- Hekuran Isaj, (korrik 1982-shkurt 1989) (korrik 1990-shkurt 1991) u arrestua dhe u dënua për gjenocid.
38- Simon Stefani, (shkurt 1989-korrik 1990) u arrestua dhe u dënua për gjenocid.
39- Gramoz Ruçi, (shkurt 1991-maj 1991) u vu nën akuzë për ngjarjet e 2 prill 1991 por nuk iu vërtetua asnjëherë.
40- Hajredin Shyti, (maj 1991-qershor 1991) u arrestua dhe dënua për ngjarjen e 2 prillit 1991.
41- Bajram Yzeiraj, (qershor 1991-dhjetor 1991).
42- Vladimir Hysi, (dhjetor 1991-prill 1992).
43- Bashkim Kopliku, (prill 1992-prill 1993).
44- Agron Musaraj, (prill 1993-korrik 1996).
45- Halit Shamata, (korrik 1996-mars 1997) u arrestua në gusht 1998 me akuzën më të rëndë për krime kundër njerëzimit por pasi disa javësh në qeli u çlirua për mungesë provash.
46- Belul Çelo, (mars 1997-korrik 1997) u vu nën akuzë.
47- Ali Kazazi, (4 korrik 1997-25 korrik 1997).
48- Neritan Ceka, (korrik 1997-prill 1998).
49- Perikli Teta, (prill 1998-shtator 1998) u arrestua në sallën e gjyqit.
50- Petro Koçi,(tetor 1998-maj 1999).
51- Spartak Poçi, (maj 199-nëntor 2000).
52- Ilir Gjoni (nëntor 2000-janar 2002).
53- Stefan Çipa (shkurt 2002-korrik 2002).
54- Luan Rama (korrik 2002-tetor 2003).
55- Igli Toska (dhjetor 2003-shtator 2005).
56- Sokol Olldashi (shtator 2005-janar 2007).
57- Bujar Nishani (mars 2007-shtator 2009) (prill 2011-qershor 2012).
58- Lulzim Basha, (shtator 2009-prill 2011) u vu nën akuzë për 21 janarin dhe çështjen e detit.
59- Flamur Noka (korrik 2012-mars 2013).
60- Saimir Tahiri (shtator 2013-mars 2017) prokuroria kërkon arrestimin me akuzën trafik droge.
61- Fatmir Xhafa (mars 2017-maj 2017) (shtator 2017 e në vazhdim).
62- Dritan Demiraj (mars 2017-shtator 2017).

Ministria jone e Brendshme ka qene gjate gjithe kohes objektiv i sherbimeve te huaja sidomos ato jugosllave…nje pjese e ministrave kane qene agjente te UDB-se. Ceno Kryeziu, Koci Xoxe, Fecorr Shehu dihet qe kane qene te UDB…
o gallatë e shtypit shqiptar!!
“Fati tragjik i 62 ministrave të Brendshëm”
ku 20 nga fundi jo vetëm që nuk kanë arritur fundin,por janë dhe të lumtur!ndoshta!!
shumica e atyre që kanë pasur “fatin tregjik”,nuk e kanë pasur për shkak të të qënit ministra të brëndëshëm!!
kurse mehmet shehu nuk është” vra në detyrë e kryeministrit.”,or gomerë!!është vetvrarë!!
eh sa idiotë që qarkullojnë në shqipëri!!më e keqja është se të japin mënd!!i kanë vënë për të dhën mënd të tjerëve!!
“Fati tragjik i 62 ministrave të Brendshëm”
ku 20 nga fundi jo vetëm që nuk kanë arritur fundin,por janë dhe të lumtur!ndoshta!!
shumica e atyre që kanë pasur “fatin tregjik”,nuk e kanë pasur për shkak të të qënit ministra të brëndëshëm!!
kurse mehmet shehu nuk është” vra në detyrë e kryeministrit.”,or gomerë!!është vetvrarë!!
eh sa idiotë që qarkullojnë në shqipëri!!më e keqja është se të japin mënd!!i kanë vënë për të dhën mënd të tjerëve!!