Arrestohet në Greqi pjesëtari i ISIS-it

Leda Hysa

Një shtetas sirian u arrestua paraditen e së premtes në Aleksandropuli në kufi me Turqin.

Sipas hetimeve të kryera rezultoi se 32 vjeçari është anëtar i organziatës terroriste ISIS.

Ai akuzohet për pjesëmarrje në grupet radikale që prej vitit 2012, ku kryente role dytësore, ndërsa që nga 2014-ta është anëtar i Frontit Al Nusra, një prej organizatave më famëkeqe terroriste.

Ai ka hyrë në Greqi si emigrant i paligjshëm në vitin 2016. Ende nuk dihen rrethanat në të cilat është larguar nga kampi i emigrantëve në një ishull grek.

Falë një denoncimi për dhune brenda familjes, autoritetet e vunë nën vëzhgim dhe e monitoruan 24 orë në 24 gjatë ditëve të fundit.

Emri i tij ndodhej në listën e Interpolit mes mijëra të dyshuarve si anëtarë të ISIS. Organet greke kryen verifikime dhe e arrestuan atë gjatë intervistës për shqyrtimin e kërkesës së azilit, që ai kishte bërë pranë autoriteteve greke.

Në celularin e 32 vjeçarit u gjetën edhe fotografi në të cilat ai shfaqej i armatosur përkrah xhihadistëve të tjerë, e gjithashtu video me ekzekutime civilësh.

Pas ndalimit, 32 vjeçari tentoi të kryejë vetëvrasje, por agjentët mundën ta shpëtonin dhe e dërguan në spital, ku edhe mbahet në masa të rrepta sigurie.

Menjëherë sapo shëndeti i tij ta lejojë, nda tij do të ngrihen akuza për pjesëmarrje në organizata terroriste.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *