Trajneri i Neustadt: Salihi? Mos më bëni të…

Dita

Sulmuesi shkodran duket se ka rilindur në Austri, ku dje shënoi 4 gola dhe po e udhëheq skuadrën e tij drejt Bundesligës. Nestadt mban vendin e dytë me 30 pikë, aq sa ka edhe vendi i parë, Riedi.

Roman Mahlich, trajneri i Neustadt, u pyet nga gazetarët austriakë për “pokerin” e Hamdi Salihit në ndeshjen e së premtes dhe përgjigja e tij ishte: “Salihi? Mos më bëni të përsëris veten javë pas jave. Ai është një sulmues i lindur për gola”.

Pas fitores 4-2, ku Salihi ishte protagonist absolut, ka folur edhe vetë shkodrani, i cili u shpreh: “Ishte një ditë e mrekullueshme për mua dhe ekipin. Ishte shumë e rëndësishme të fitonim dhe të ktheheshim si më parë. Çdo sulmues ndihet mirë kur shënon, por kur e bën këtë gjë 4 herë, është diçka e madhe.

Na duhej fitorja në fushën tonë. Po luftojmë për Bundesligën dhe jemi në rrugën e duhur, por çdo ndeshje bëhet edhe më e vështirë”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *