Kryemadhi: Rama të ikë, zgjedhje të parakohshme

Ornela

Për Monika Kryemadhin, Edi Rama ka rënë moralisht si kryeministër për këtë arsye duhet të largohet dhe të japë dorëheqjen dhe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

“Edi Rama ka rënë moralisht si kryeministër, si politikan. Të ikë sa më shpejt t’i hapë rrugën dikujt tjetër, një njeriu më të përgjegjshëm që e do vendin më shumë, më të pavarur qoftë nga krimi, qoftë nga droga apo qoftë nga fiksimet e veta mendore”.

Deklaratat, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, i bëri në mbledhjen e KDK-së së LRI-së.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *