Pas daljes nga Kryesia e Kuvendit në të cilën u shqyrtua kërkesa e Prokurorisë për heqjen e imunitetit të tij,deputeti Saimir Tahiri është pritur me brohërima nga dhjetëra njerëz e simpatizantë të tij.
Qytetarët kanë dalë në mbështetje të ish ministrit, ndërsa një e moshuar i është hedhur në qafë ish ministrit dhe i ka thënë se është shtruar në spital për atë.
“Saimir Tahiri, Sajmir Tahiri. Mos u mërzit të keqen nëna. Jam shtruar në spital për ty. I hëngrët kanceri ata. Do të mbrojmë ne ty, cke ti. Ec përpara dhe mos ndalo. Të marrshin të ligat, nuk kanë çfarë të të bëjnë”- brohorisnin qytetarët.


Sa ka qene kuota? 50 Euro, 50,000 leke te vjetra?
Papapapa sa e duan plakat kete Sajen.
Ali Baba dhe 40+ hajdutet fshatare e maloke jugu.