Këngëtari britanik Elton John kritikon formatin “The Voice”. Gjatë një interviste radiofonike, sir Elton John ka thënë se konkurset e talentit si “The Voice” nuk prodhojnë asgjë. John tha se formati i ideuar fillimisht në Holandë, që tashmë transmetohet edhe në shumë vende (përfshirë Shqipërinë), nuk ka nxjerrë asnjë talent që të ketë ngjitur shkallët e muzikës.
“Në fund të fundit, “The Voice” është thjesht një mënyrë që anëtarët e jurisë përdorin për të vënë në dukje vetveten”, shprehet këngëtari I njohur, i cili thekson se asnjë prej konkurrentëve në Britaninë e Madhe apo SHBA nuk është parë të ngjitet në klasifikimet muzikore.
Në Britaninë e Madhe, “The Voice” transmetohet në BBC dhe fituesja e vitit të kaluar, Leanne Mitchell, nuk mundi të shkojë më lart se vendi i 134 në klasifikimin e albumeve më të mira.
